75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Perez po ëndërron ta transferoj Neymarin

Yli brazilian ka qenë një objektiv i vjetër për Real Madrid.

Ish agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro deklaroi se presidenti Florentino Perez akoma ëndërron transferimin e brazilianit në Santiago Bernabeu.

Sipas agjentit, Perez dëshironte transferimin e Neymar qysh prej kohës sa ishte tek Santos dhe kjo dëshirë nuk është shuar as ditëve të sotme.

‘Vitin e kaluar, në maj isha në zyrën e Florentino Perez dhe ai vetë më tha se dëshironte transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll’- deklaroi për fund Ribeiro.

Braziliani ka një çmim shumë të lartë dhe ky mund të jetë një problem që mund ta pengoj transferimin në Bernabeu. /IndeksOnline/