Perez: Ramos nuk largohet pa para
Sergio Ramos është duke kërkuar të largohet nga Real Madrid pasi që ka një ofertë të mirë nga Kina.
Kapiteni i Los Blancos ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez që të largohet pa dëmshpërblim.
Por Perez ka deklaruar se është e pamundur që të largohet pa u paguar shuma e kërkuar, shkruan Indeksonline.
“Është e vërtetë, ata erdhën të flisnin me mua për të më thënë se Ramos ka një ofertë të madhe nga Kina, por rregullat në fuqi nuk lejojnë pagesën e kartës. Unë u përgjigja se është e pamundur që Real Madrid ta lërë kapiteni të largohet falas- tha Perez -, do të krijonte një precedent të rrezikshëm për klubin”.
“Marrëdhënia ime me Sergio? Është e shkëlqyer. Për më tepër ai është lojtari më i paguar në skuadër. Para se të ishte Cristiano Ronaldo, tani është Sergio Ramos. Nëse Maradona vjen nesër, më e paguar do të jetë Maradona”. /IndeksOnline/