75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Perez refuzon të komentojë për të ardhmen e Modric

Real Madridi prezantoi sot lojtarin më të ri të skuadrës, portierin belg, Thibaut Courtois, shkruan IndeksOnline.

Gjatë prezantimit pati një konferencë për shtyp ku foli edhe presidenti i klubit, Perez.

Sigurisht që gazetarët shfrytëzuan këtë rast për ta pyetur atë rreth zërave se Luka Modric do të largohet në drejtim të Interit.

Përgjigja e tij ishte: “Ne besojmë fuqishëm te kjo skuadër” – duke lënë shumë dilema të hapura se a do të qëndrojë apo do të largohet kroati.

Largimi i Modric do të ishte edhe një goditje tjetër e fuqishme për ”Mbretërit” pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit./Indeksonline/