75 Mall Live Search
15:34 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Perez thyen tregun, 350 milionë euro për Neymar Jr

Neymar Jr është i zgjedhuri i Florentino Perez për të nxjerrur Real Madridin nga depresioni dhe kaosi sportiv në të cilin janë momentalisht.

Sic mëson SPORT.es Real Madridi ka përgatitur një ofertë e cila do të bartet menjëherë, gjë që do të thyej tregun: 350 milionë euro për yllin brazilian, i cili ka edhe tre vite kontratë.

Gazeta spanjolle shpjegon se klubi madrilen ka kontaktuar tashmë futbollistin brazilian për të shpjeguar synimet e tyre, transmeton IndeksOnline.

Florentino i kthehet mënyrës së vjetër dhe sic duket ai do të aplikojë veprimin klasik. Perez ka humbur durimin me të rinjtë pasi u mposht dy herë nga Barcelona dhe u eliminua nga Ajax në Ligën e Kampionëve.

Perez e sheh Neymarin si të vetmin që është në gjendje të kthej entuziasmin për tifozët e klubit. Ai është i bindur se oferta e tij është e parefuzueshme për sheikët e PSG-së, ashtu edhe për vetë Neymarin.

Neymar do të bëhet jo vetëm futbollisti më i shtrenjtë në planet (kur PSG pagoi klauzolën prej 222 milionë), por edhe më i paguari. Sic raporton SPORT.es , rroga e Neymar do të arrijë 45 milionë euro, ndërsa momentalisht fiton 36 milionë te PSG. /IndeksOnline/