Perez vendos për ‘fatin’ e Ancelottit tek Reali

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron që ta mbajë Carlo Ancelottin si trajner të klubit së paku edhe për një vit.
Mjeshtri italian është lidhur me një kalim te kombëtarja e Brazilit, mirëpo duket se sukseset e tij me Mbretërit e kanë bindur Perezin që ta mbajë Ancelottin në “Santiago Bernabeu”.
“As që dua të dëgjoj për këtë. Na ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij”, ka thënë Perezi.
“Ne jemi shumë të lumtur me Ancelottin”, ka shtuar ai.