75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 09 Janar 2026 / G T

“Perezi do të të largojë”, momenti i tensionit mes Simeones dhe Vini Jr-it

Mbrëmja e Superkupës nuk u shënua vetëm nga fitorja 2:1 e Real Madridit dhe kualifikimi në finale, por edhe nga një moment tensioni që po bën xhiron e mediave sportive.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, u kap nga kamerat duke shkëmbyer fjalë me yllin e Real Madridit, Vinicius Jr, gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Simeone iu drejtua brazilianit me një koment provokues, duke i thënë:
“Vini, Vini… Florentino do të të largojë, mbaje mend çfarë po të them”, shkruan Indeksonline.

Kjo frazë u interpretua si një përpjekje për ta provokuar dhe destabilizuar emocionalisht Vinicius Jr-in në një moment të nxehtë të lojës.

Vinicius Jr-i, i njohur për përballjet e shpeshta verbale me kundërshtarët, nuk reagoi publikisht ndaj fjalëve të trajnerit argjentinas gjatë ndeshjes, duke zgjedhur të përqendrohej në lojë./Indeksonline/