75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfaqësimi gjinor në Parlamentin e Shqipërisë që nga viti 1920, dikur asnjë femër tashti mbi 40!

Është interesante përfaqësimi  gjinor që bëhet nëpër kuvendet shqiptare.

Por edhe më interesante është lëvizja e numrit të përfaqësimit të gjinisë femërore nga viti në vit në Parlamentin e Shqipërisë.

Bazuar në të dhënat e INSTAT-it, në vitin 1920 Shqipëria përfaqësohej vetëm nga meshkujt, deri në vitin 1945 kur kishte gjashtë femra, transmeton Indeksonline.

Por ky numër vazhdoi të ndryshonte, duke u rritur me 83 femra në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1974, apo me 23 femra në vitin 2009.

Në vitin 2017-2018 përfaqësimi i femrave në Parlamentin e Shqipërisë ishte me numër 41 dhe 99 meshkuj./Indeksonline/