75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / L K

Përfaqësues të lartë nga (KfW) dhe Ambasada Gjermane vizituan ITUN-in në Pejë, u pritën nga Kryeshefi Cena

Impianti i Ujërave të Ndotura në Pejë, si një storie suksesi në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimorë sot ka qenë pikëtakimi e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena dhe e përfaqësuesve të lartë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), z. Klaus Muller- Drejtor i Departamentit për Europën juglindore dhe Turqi i KfW-së, Moritz Reme-Drejtor i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni veriore dhe z.Daniel Alker-Përfaqësues i lartë nga Ambasada Gjermane në Republikën e Kosovës, thuhet në mes tjerash në komunikatën që sot e ka lëshuar për media, zyra përkatëse e kësaj kompanie.

Tutje sqarohet qëllimi i vizitës ku thuhet se mysafirët e lartë, kanë vizituar në Pejë Impiantin e Ujërave të Ndotura (ITUN), për të parë nga afër progresin e mega-investimit të tyre.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Përfaqësues të lartë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Ambasada Gjermane vizituan ITUN-in në Pejë, u pritën nga Kryeshefi Cena

Impianti i Ujërave të Ndotura në Pejë, si një storie suksesi në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimorë sot ka qenë pikëtakimi e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena dhe e përfaqësuesve të lartë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), z. Klaus Muller- Drejtor i Departamentit për Europën juglindore dhe Turqi i KfW-së, Moritz Reme-Drejtor i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni veriore dhe z.Daniel Alker-Përfaqësues i lartë nga Ambasada Gjermane në Republikën e Kosovës.

Mysafirët e lartë, kanë vizituar në Pejë Impiantin e Ujërave të Ndotura (ITUN), për të parë nga afër progresin e mega-investimit të tyre.

Ndryshe, Impianti i Ujërave të Ndotura (ITUN), është Projekt i KRU ‘Hidrodrini’, si bashkëdonacion i Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KFW, Konfederatës Zvicerane nëpërmjet Sekretariatit Shtetëror dhe Çështje Ekonomike (SECO), Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Pejës.

Në takim palët kanë konkluduar se investimi si i qëlluar po tregon frytet e veta, ndërsaqë është diskutuar edhe për investimet në vazhdimësi, veçanërisht në sistemin rrjetit të kanalizimit në zonën e mbulueshmërisë.’-thuhet në komunukatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/