18:33 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Përfaqësuesi i Italisë në KiE: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin Evropian është edhe për serbët që jetojnë aty

Pieo Fassino, përfaqësues i Italisë në Këshillin e Evropës, i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ai, në seancën e sotme të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pasë kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane”.

“Anëtarësimi do të mund të na ndihmonte edhe neve sepse bëjmë hapa të përbashkët edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kjo është  e nevojshme për të siguruar stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Fassioni.