16:33 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfaqësuesi i KFF të Mitrovicës, tregon padrejtësitë që ju janë bërë nga FFK-ja

Në kuvendin zgjedhor që është duke u mbajtur për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, janë treguar edhe parregullësi të tjera që janë bërë nga FFK-ja.

Përfaqësuesi i Klubit Futbollistik të Femrave të Mitrovicës ka treguar që për futbollin e femrave të Kosovës janë ndarë nga UEFA dhe FIFA 850.000 euro.

Mirëpo sipas tij klubi i Mitrovicës edhe pse është shpallur kampion i ka marrë vetëm 5000 euro, shumë kjo që është skandaloze krahasuar me shumën që e kanë ndarë UEFA dhe FIFA.

Po ashtu në këtë Kuvend Zgjedhor janë duke vazhduar parregullsitë e Agim Ademit./Indeksonline/.