23:16 / E Enjte, 15 Prill 2021 / OSH

Përfaqësuesi i lartë në BE viziton zv.kryeministren Redzepi, flasin për shumë tema të rëndësishme

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe këshilltari i tij, Reyes Charle Cueller vizituan zëvëndëskryeministren e Kosovës, Emilia Redzepi.

Me këtë rast, Redzepi theksoi se ajo është e përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve pakicë. Redzepi deklaroi poashtu se një nga prioritetet e saj është ekuilibri i punësimit të pakicave në nivelin e qeverisjes lokale në Kosovë si dhe grantet për grupet e margjinalizuara duke theksuar se tashme këtë e kishte bërë në komunën e Prizrenit.

No description available.

Szunyog përqëndroi shqetësimet e tij në mbrojtjen institucionale të komuniteteve pakicë dhe nënvizoi çështjen e lirisë së mediave, sigurinë e gazetarëve, trajtimin e njerëzve me nevoja të veçanta, kujdesin për personat e zhdukur dhe tranzicionin e drejtësisë në Kosovë.

Redzepi poashtu ka përmendur shumë prioritete të zyrës së saj dhe Qeverisë së Kosovës, përfshirë legjislacionin, punësimin, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.