09:39 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfaqësuesi i ri i ShBA-ve për Ballkanin kishte kërkuar nga Kosova heqjen e taksës

ShBA dje e emëroi Mathew Palmer si përfaqësues special në Ballkan.

Duke u njohur si një personalitet i fuqishëm në ShBA, Palmer u prit shumë mirë nga akterët në Ballkan, shkruan Indeksonline.

Çështja kryesore që do ta ketë Palmer në pozitën e re do të jetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.  

Gjatë këtij viti, Palmer kishte kërkuar që Serbia ta njoh Kosovën si shtet dhe se Kosova duhet ta heq ose pezulloj taksën.

Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, e të njëjtën gjë ta bëjë edhe Kosova, kishte thënë në panelin kushtuar Evropës juglindore në Forumin Delfi, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të shtetit Matthew Palmer.

“Kosova duhet t’i heqë apo suspendojë taksat, sepse ato janë pengesë për avancim në bisedime”, ishte shprehur ai. /Indeksonline/