Përfaqësuesi slloven i Eurovizionit i kushton këngë gruas së sëmurë

Sllovenët zgjodhën së fundmi përfaqësuesen e tyre për Eurovision 2025.
Në garën kombëtare “EMA 2025” performuan 12 interpretues dhe pas superfinales fitoi prezantuesi dhe humoristi i njohur Klemen Slakonja, transmeton Indeksonline.
Këngën ia ka kushtuar gruas së tij.
Në Eurovision do të prezantojë këngën “Sa kohë na ka mbetur”, të cilën ia ka kushtuar bashkëshortes së tij Mojca, e cila u përball me një sëmundje të rëndë të palcës së eshtrave.
Ai shpjegoi se kënga tregon një histori emocionale për kalueshmërinë e kohës dhe inkurajon dëgjuesit të reflektojnë për mënyrën se si i kalojnë ditët./Indeksonline/