16:34 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Përfaqësuesit e delegacionit kosovar vizitojnë lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës

Përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Kryeministrit.

“Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, bënë të ditur kryeministria.

Sipas tyre rkspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.