Përfaqësuesit e ‘Liria ka emër’ thërrasin konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizatorët e platformës ‘Liria ka emër’ kanë thirrur konferencë për media për ditën e martë, raporton IndeksOnline.
Në njoftimin e dërguar mediave, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet në ora 14:00 në Hotelin Sirius në Prishtinë.
“Platforma “Liria ka emër” nesër (e marte), nga ora 14:00, mbanë konferencë për media në Hotel Sirius. Ftoheni ta përcillni këtë aktivitet!”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference. /IndeksOnline/