75 Mall Live Search
09:56 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / k.v

Përfaqësuesit e Listës Serbe shihen në Jarinje bashkë me protestuesit (Foto)

Në vendin ku janë grumbulluar serbët lokal, në Jarinje, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në targa të automjeteve, tashmë kanë arritur edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton IndeksOnline.

Ata kanë vendosur kamionë në mes të rrugës për të bllokuar lëvizjen e automjeteve në hyrje dalje.

Policia u ka kërkuar atyre të lirojnë rrugën dhe të protestojnë në forma tjera, mirëpo pavarësisht kësaj kërkese ata janë të vendosur për të qëndruar në mes të rrugës./IndeksOnline/