75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Përfaqësuesit e Nismës në Qeveri në humor të mirë, ecin shesheve të Prishtinës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. E pas mbledhjes përfaqësuesit e Nismës në ekzekutiv janë parë duke ecur në sheshin “Nënë Tereza”.

Në bazë të fotos ata shihet se janë në humor të mirë.

Fjala është për zvendëskryeministren e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ministrin e Punës dhe Mirëqënies Sociale, Skender Reçica dhe ministrin i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Nisma udhëheq me këto dikastere në qeverinë Hoti. Lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka zgjedhur të qëndroj si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë që Qeveria Hoti sot morri vendim për hapjen e kufirit me Shqipërinë, ku të gjithë ministrat ishin pro këtij vendimi./Indeksonline/