75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 21 Prill 2023 / L K

Përfaqësuesit e PDK-së vizitojnë BIK-un për Bajram

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, Bajrush Xhemajli dhe Mërgim Lushtaku me rastin e festës së Fitër Bajramit kanë bërë një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi nuk ka qenë i pranishëm në këtë vizitë, pasi gjendet jashtë shtetit.

Por, Xhemajli është shprehur se Krasniqi nga jashtë shtetit ua uron festën e Bajramit.