75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 07 Mars 2023 / MSH

Përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave takohen me u.d. Kryeprokurorin, bisedojnë për Projektin IPA8

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, (EMCDDA – European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction), që është agjenci e BE-së me seli në Lisbonë,  të kryesuar nga Frédéric Denecker, Koordinator i Projektit IPA, Kateřina Škařupová, analiste shkencor për shëndetin, si dhe, Robert Denis Patrancus, analist shkencor.  

Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin “Projekti IPA8”, mbështetjen e prokurorëve përmes trajnimeve të përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mundësinë e profilizimit të prokurorëve dhe identifikimin e indikatorëve që ndihmojnë në zbulimin dhe hetimin e suksesshëm të veprave penale të narkotikëve.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, i ka falënderuar përfaqësuesit e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, EMCDDA, për vizitën në institucionin e Prokurorit të Shtetit si dhe ka shprehur gatishmëri për mbështetjen e projektit të IPA-së.