75 Mall Live Search
16:54 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Përfaqësuesit e Tregtisë nga Amerika: Pas pandemisë Kosova të tërheq investime të huaja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, në një njoftim ka thënë se Ambasadori Philip Kosnett ka pasur një telefonatë me tre përfaqësues nga Dhoma lokale e Tregtisë Amerikane për të dëgjuar për efektet e pandemisë në sektorin privat në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, përfqësuesit theksuan bashkëpunimin në mes udhëheqësve të tregtisë dhe thanë se Kosova duhet të tërheq investime të huaja direkte.

“Kohët e fundit, Ambasadori Kosnett pati një telefonatë me tre përfaqësues nga Dhoma lokale e Tregtisë Amerikane për të dëgjuar për efektet e pandemisë në sektorin privat në Kosovë. Këta përfaqësues theksuan bashkëpunimin në rritje midis dhomave të tregtisë #Kosovë dhe vunë në dukje se periudha pas pandemisë duhet të shihet si një mundësi për Kosovën për të tërhequr investime të huaja direkte duke nënvizuar avantazhet e saj krahasuese, siç janë kostot e ulëta të punës”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/