Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll shënon fitoren e parë në turneun që po mbahet në Turqi
Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll në konkurrencën e meshkujve për grupmoshat U15, ka fitur ndaj Rumanisë me rezultat 65:56, raporton Indeskonline.
Ndërsa në konkurrencën e vajzave, Kosova është mposhtur nga skuadra Rumune me rezultat 53:42.
Turneu i grupmoshave U15 (djem/vajza), FIBA Europe Youth Development, është duke u mbajtur Në Edirne të Turqisë ku janë duke marr pjesë pesë shtete si: Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Humbje kanë pësuar vashat dhe djemtë e rinj në dy ndeshjet e para të zhvilluara në fundjavën që e lamë pas. Djemtë kanë përjetuar humbje nga Bullgaria me rezultat 67:71, kurse vajzat e humbën ndeshjen nga Bullgaria me rezultat 84:43. Humbje kanë regjistruar edhe nga Turqia, ku djemtë janë mundur me rezultat 101:40, kurse vajzat kanë pësuar disfatë me shifrat 71:44.
Ndeshjet e fundit Kosova i zhvillon të martën ndaj Maqedonisë së Veriut, ku vajzat e fillojnë ndeshjen nga ora 12:00, derisa djemtë nga ora 14:00.
Njëherësh ky është turneu i fundit i këtij cikli të FIBA Europe Youth Development Fund, në të cilin projekt së bashku janë Turqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. /Indeksonline/

