75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / Gj. Sh

Përfaqësuesja e Kosovës nis përgatitjet për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, do ti zhvilloj dy ndeshje gjatë muajit shtator.

Dardanët do të ndeshen ndaj Irlandës së Veriut me 24 shtator në Belfast, ndërsa me 27 shtator do të luajnë kundër Qipros në stadiumin ”fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Gjatë ditës së sotme futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kosovës, Alain Giresse, kanë nisur stërvitjet përgatitore për këto dy takime.

Ndeshjet janë të vlefshme për kualifikimet e Ligës së kombeve.

Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 11 futbollistë, dy portierët Samir Ujkani e Visar Bekaj, futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, Florian Loshaj, Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Bersant Celina, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Donat Rudhani dhe Vedat Muriqi, derisa pjesa tjetër kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, pasi të dielën vonë kanë zhvilluar ndeshje me klubet e tyre.

Për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjet e fundjavës në këtë grumbullim do të mungojnë tre lojtarë: Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi.

Stërvitja e sotme ka qenë pa ngarkesë të madhe, kryesisht me vrapime të lehta dhe lojë relaksuese dhe goditje standarde. Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë, të martën në orën 10:30, në Kampin Nacional në Hajvali, derisa në orën 13:00, përzgjedhësi Alain Giresse, do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Kosova bën pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve ku është pjesë e Grupi 2 së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe Qipron.

Nga katër ndeshje të luajtura deri më tani në Ligën e Kombeve, kosova ka shënuar dy fitore, kundër Irlandës dhe Qipros, ndërsa ka pësuar dy humbje nga Greqia, duke u renditur në vendin e dytë në tabel me 6 pikë./IndeksOnline/