16:46 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision bën shqiponjën me duar!

Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri po e shpreh dashurinë që e ka për atdhe në forma të ndryshme.

Ajo është bërë përfaqësuese e Shqipërisë ne ‘Eurovision 2021’ i cili po mbahet në Rotterdam, shkruan Indeksonline.

Me hyrje në aeroport ajo është shfaqur me flamurin kuq e zi, duke u ndjerë krenare për prejardhjen e saj.

Edhe sot, në prapaskenat e Eurovisionit ajo bëri shqiponjën me duar, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këtë spektakël të madh./Indeksonline/