20:34 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përfaqësusja e Kosovës në not fillon nesër garat në Huangzhou të Kinës

Përfaqësuesja e Kosovës në not në të dyja konkurrencat do të marrë pjesë në kampionatin botëror, që do të mbahet në Huangzhou të Kinës, prej nesër deri më 16 dhjetor 2018, në pishina të shkurtra 25 metra.

Kosova po përfaqësohet me katër garues. Eda Zeqiri do të garojë në disiplinat 50 metra shpinë dhe 100 metra shpinë.

Fjorda Shabani garon në 50 metra krol dhe 100 metra krol, transmeton IndeksOnline.

Dren Ukimeraj do të kërkojë rezultate të mira në 50 metra krol dhe 200 metra krol, ndërsa Dion Kadriu garon në 100 metra krol dhe 100 metra delfinë.

Nesër do të garojë Eda Zeqiri, në 100 metra krol në shpinë, e cila do të synojë të thyejë rekordin e Kosovës.                                                                                   
Iu urojmë suksese garuesve tanë, të cilët krahas renditjes së mirë do të mundohen të thyejnë edhe rekordet e Kosovës./IndeksOnline/