14:25 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfitimet e dietës mesdhetare

Sigurisht, keni dëgjuar shumë për dietat dhe çdo vit duket se del nga një dietë e re. Mirëpo dieta mesdhetare gjithmonë qëndron në krye të të gjithave.

Dieta Mesdhetare nuk është diçka e re, pasi ajo qëndron në qarkullim që prej vitit 1960 dhe ju keni dëgjuar për të gjitha përtimet e saj shëndetësore si jetëgjatësia, humbje peshe, parandalimin e sëmundjes etj.

Dhe më e rëndësishmja, dieta është shumë e lehtë për t’u ndjekur. Dieta mesdhetare nuk është një plan ushqimi por më shumë një mënyrë jetese që përfshin yndyra, fruta, perime, fruta të thata dhe peshk.

Dieta mesdhetare mund të ilustrohet më së miri nga një sallatë greke, djathi, vaji i ullirit, peshku, perimet e gjelbra dhe frutat me kos.

Ky model i ngrënies thekson një dietë të pasur me fruta, perime, drithërat, bishtajoret, fasulet, arra dhe vaj ulliri.

Dhe për më tepër mund të pini edhe një gotë verë të kuqe çdo ditë.