23:05 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përfitimet e një darke familjare, shtyn adoleshentet drejt një diete të shëndetshme

Darkat familjare me të vërtetë përmirësojnë dietat e adoleshentëve dhe i vënë ato në një rrugë për ushqim më të shëndetshëm për jetën e mëvonshme- edhe nëse bisedat nuk janë të shumta në shtëpi, thotë një studim i ri.

Studiuesit anketuan më shumë se 2 mijë familje në SHBA, dhe gjetën pa dyshim se fëmijët që rriten me të paktën dy vakte familjare për një javë, hëngrën më shumë perime, dhe më pak hamburgerë dhe patate të skuqura.

Ndikimi ishte më i fortë tek djemtë, të cilët kishin shumë më shumë gjasa se vajzat të hanë kryesisht ushqim jo të shëndetshëm nëse nuk ishin rritur me darka familjare.