20:42 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Përfitimet nga konsumimi i kivit

Një studim i botuar në revistën Asia Pacic Journal ka rikonfirmuar edhe një herë vlerat dhe benefitet e këtij fruti ekzotik, që në radhë parë lidhen me kapsllëkun, por siç do të lexoni edhe më poshtë, kjo nuk është vlera e vetme e saj.

Studimi tregoi se konsumi për një muaj rresht i dy kivi në ditë përmirëson gjendjen që haset në rastet e sindromës “irritable bowel”.

1. Kivit në radhë të parë favorizojnë tretjen, në mënyrë të veçantë atë të proteinave, falë një përbërësi të quajtur actinidina, duke reduktuar kështu ndjesinë e fryrjes që provokohet na një tretje e keqe.

2. Kivi luan një rol mbrojtës edhe në drejtim të sëmundjeve kardiovaskulare. 2-3 kivi në ditë ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut, nivelit të kolesterolit dhe konsistencës së gjakut. Në sajë të Vitainës C, kivi ndihmon edhe në thithjen e hekurit duke ndihmuar në rastet e anemisë