Përfitimet shëndetësore që i sjell përjetimi i orgazmës
Siç duket përjetimi i orgazmës mund t’ju bëjë më mirë sesa që keni menduar më parë.
Ekspertët e kompanisë ‘Womanizer’ kanë mbledhur informacione dhe kanë arritur të dëshmojnë se janë pesë përfitime shëndetësore që i sjell O-ja e famshme.
“Orgazmat sjellin shumë përfitime shëndetësore dhe janë vitale për femrat e secilës moshë”, ka deklaruar ekspertja e lidhjeve, Pamela Supple.
“Të gjithë jemi të zënë, por duke i gjetur 30 minuta çdo ditë për të përjetuar orgazëm, kjo nënkupton se do të shihni përmirësime në shëndetin e përgjithshëm dhe do të ndiheni më e lumtur”, ka shtuar ajo.
Orgazmat janë më të mira sesa një dietë detoksi
E rregullojnë apetitin dhe temperaturën e trupit
Orgazmat, përmes proceseve të ndryshme trupore, i rregullojnë nivelet e urisë dhe temperaturën e trupit. Kjo rrjedhimisht ndikon që të mos shtoni peshë.
Orgazmat ju ndihmojnë të dukeni më të rinj
Falë një qarkullimi të rritur të gjakut në tru gjatë klimaksit, orgazmat faktikisht na bëjnë të dukemi më të ri.
Ky qarkullim i gjakut e furnizon trupin me oksigjen dhe nutrientë të cilat ndihmojnë në riparimin e indeve.
Lumturia është e garantuar Është fakt i njohur mirë se orgazmat i lirojnë hormonet të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është oksitoksina dhe endorfinet, e që janë përgjegjëse për lumturinë e përgjithshme dhe mirëqenien.