20:18 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Përfitimet shëndetësore të kokoshkave

Jo vetëm janë të shijshme, por edhe një ushqim i pasur me lëndë ushqyese me përfitime shëndetësore.

Kush mund t’i refuzojë kokoshkat kur shikon një film?

Ato duhet të konsumohen më shpesh, sepse janë shumë poztive për shëndetin.

Një porcion i vogël kokoshkash përmban nivele të larta antioksidantësh të fuqishëm të quajtur “polifenole”.

Duke konsumuar kokoshka ju hani 200 deri në 300 miligram antioksidantë, nga një total prej 2 gram polifenolesh që duhet të hahen çdo ditë.

Të pasura me fibra, rregullojnë funksionimin e zorrëve.

Me shumë antioksidantë, luftojnë vdekjen e qelizave dhe parandalojnë kancerin e diabetin.

Zbutin efektet e moshës, ngadalësojnë plakjen ndërsa luftojnë radikalet e lira.

Me pak kalori por plot fibra, ndihmojnë për të humbur peshë, me kusht që të konsumohen në sasi të mjaftueshme, pa e tepruar.

Janë një burim i shkëlqyer energjie dhe karbohidratesh me cilësi të lartë.

Përmbajnë vitamina dhe minerale.

Kokoshkat përmbajnë rreth 8% të vlerës suaj ditore të hekurit.

Minerale të tjera që gjenden në kokoshka përfshijnë: kalcium, bakër, magnez, mangan, fosfor, kalium, zink.

Kokoshkat gjithashtu përmbajnë shumë vitamina, përfshirë:B6, A, E dhe K, folate, niacin, riboflavin, thiamin.

Ngrënia e kokoshkave ka rreth 70% të konsumit të rekomanduar ditor të grurit të tërë dhe mund të zëvendësojnë llojet e drithërave.

Mund të mbajë kontrollin e sheqerit në gjak.

Shumë ushqime mund të shkaktojnë një rritje të nivelit tuaj të glukozës në gjak, e njohur edhe si sheqeri në gjak.

 Indeksi glicemik i një ushqimi tregon se sa do të rritet sheqeri në gjak pasi të konsumoni ushqimin.

Kokoshka shënon me dinjitet në këtë kategori, veçanërisht në krahasim me ushqimet e tjera, kokoshka e mbushur me ajër ka një indeks glicemik 55.

Por kini kujdes, të gjitha këto përfitime përfitohen duke konsumuar kokoshka, të cila prodhohen në një tigan me një sasi të vogël vaji.

Në të kundërt, kokoshkat me mikrovalë nuk rekomandohen pasi përmbajnë shumë kimikate aromatizuese e madje edhe ambalazhet industriale mund të përmbajnë PFOA (perfluorooctanoic), një produkt i përdorur për ngjitjen e paketimit, i cili është i dëmshëm për shëndetin.