12:56 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përflitet për ndarje, Loredana arrin suksesin e radhës

Loredana dhe Mozzik është çifti më i komentuar në showbiz-in tonë për momentin, shkruan Indeksonline.

Tashmë disa muaj në mediat rozë po qarkullojnë lajme rreth ndarjes së tyre, mirëpo në fakt ende nuk është konfirmuar ende.

Dyshja ka kohë që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, madje edhe fotografitë e përbashkëta tashmë i kanë fshirë.

Edhe pse asnjëri nga dyshja nuk e kanë konfirmuar ndarjen, lëvizjet e tyre tregojnë shumëçka.

Megjithatë duket se ndarja nuk i ka penalizuar ata pasi që të dytë janë të fokusuar sërish në karrierën e tyre muzikore dhe po vazhdojnë të korrin suksese.

Madje, “ndarja”, Loredanës duket se i ka bërë hair pasi që reperja ka arritur të ndiqet nga më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë kështu artistja e dytë shqiptare pas Encës.

Theksojmë se Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze,  e cila quhet Hana. /Indeksonline/