Përforcim fantastik për Interin, një kampion Italie zikaltër në fund të sezonit

Piotr Zielinski po luan sezonin e fundit me Napolin, ekip ku aktivizohet prej gushtit të vitit 2016. Mesfushori polak ndodhet në vitin e fundit të kontratës.
Pavarësisht insistimit të kampionëve në fuqi të Italisë për të rinovuar me të, 29-vjeçari e ka ndarë mendjen për të provuar një aventurë të re në karrierë.
Roma dhe Lazio kanë shprehur interesim prej kohësh, por Zielinski do të transferohet në Milano gjatë verës së ardhshme.
La Repubblica raporton se ekipi i ri i lojtarit të kombëtares polake do të jetë Interi. Vendim të cilin mesfushori ua ka thënë kolegëve të tij.
Afrimi i Zielinskit, aq më tepër me parametra zero, do të jetë një përforcim shumë i mirë për zikaltrit e Simone Inzaghit.
50 gola ka shënuar deri tani mesfushori me Napolin në të gjithë kompeticionet, shifër të cilën shpreson të përmirësojë deri në fundin e sezonit./Supersport