Përforcim i papritur i Vëllaznimit, bëhet fjalë për ish-anëtarin e Flamurtarit
Vëllaznimi ka kompletuar një përforcim të papritur para pushimit vjeshtor.
Klubi nga Gjakova ka arritur marrëveshje me sulmuesin vendas, Granit Cana.
Cana së fundmi ka luajtur te Flamurtari dhe Ramiz Sadiku, transmeton IndeksOnline.
Por, ky nuk është lojtari i vetëm që do të arrijë te Vëllaznimi në mes të sezonit.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se klubi gjakovar do të përforcohet edhe me pesë lojtarë në janar.
Përndryshe, pas 11 xhirosh, Vëllaznimi renditet në vendin e tretë me 22 pikë në Ligën e Parë./IndeksOnline/