75 Mall Live Search
14:03 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Përforcimi i ri prezantohet te Real Madrid

Real Madrid ka prezantuar përforcimin më të ri.

Brahim Diaz është prezantuar në Santiago Bernabeu nga presidenti i klubit Florentino Perez.

19 vjeçari pasi ka kryer kontrollet mjekësore ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2025, shkruan Indeksonline.

Mendohet se shuma e transferimit të tij është 15.5 milionë funte.

Diaz ka qenë pjesë e Manchester Cityt nga viti 2013 ndërsa debutoi me skuadrën e parë në vitin 2016. /IndeksOnline/