Përforcohet Drenica me dy ardhje nga Shqipëria
Në ditën e fundit të afatit kalimtar, klubi ka përforcuar radhët me dy ardhje nga Shqipëria. Fjala është për portierin 26 vjeçar, Mikel Kaloshi i cili së fundmi u paraqit për KF Tomorin nga Berati. Portieri Kaloshi bëri karrierë edhe te Bylisi, Lushnja e Shkumbini, kurse ishte pjesë edhe e kombëtarës U19 të Shqiperisë.
Po ashtu klubi marrëveshje ka arritur edhe me mbrojtësin, Antonio Marku, i cili është produkt i Akademisë së Vllaznisë nga Shkodra, aty ku është paraqitur edhe sezonin e fundit. Ky i fundit ka luajtur me parë edhe për skuadrat si , Dinamo, Laçi dhe Kukësi. Marku ka qenë edhe pjesë e kombtarës së Shqiperisë në grupmoshat U17, U19, U21.
Të dy futbollistët kanë firmosur kontrata një vjeçare me klubin. Ekipi tashmë është gati për ndeshjen e neserme ndaj Feronikelit./Indeksonline/.