Përforcohet Llapi, transferon lojtarin e Prishtinës

Llapi ka arritur të transferojë sulmuesin e Prishtinës, Axel Gnapi.
23-vjeçari, shihet si përforcim për skuadrën llapjane e cila po synon të rikthejë lavdinë e dikurshme, pas një sezoni të dobët ku shpëtuan falë barazhit.
Gnapi ka nënshkruar kontratën me Llapin, e cila do të vlejë deri në vitin 2027.
Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina. Më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort./IndeksOnline/