75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 16 Janar 2024 / L K

Përforcohet Napoli, dy blerje në sulm, njëri vije nga Premierliga

Napoli duket shumë aktiv në merkato. Skuadra e Mazzarit ka arritur dy marrëveshje për përforcime në sulm.

Hamed Traore do t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore si huazim nga Bournemouth.

Në krahun tjetër të sulmit napolitanët do përforcohen me Ngonge. Marrëveshje me Hellas Verona për transferimin e anësorit belg është kryer sot.

23 vjeçari ka treguar paraqitje të mira sivjet në Serie A duke rënë në radarin e shumë skuadrave./Indeksonline/