Përforcohet Nisma e Fatmir Limës, aderon doktori i njohur

Në partinë e Fatmir Limajt, Nisma Social Demokrate ka aderuar një doktor. Bëhet fjalë për Dr. Gani Bajraktarin.
Më poshtë, njoftim i partisë:
Mirë se erdhe Doktor!
Nga sot i është bashkuar një prej kontributdhënësve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë, Prof. Dr. Gani Bajraktari.
Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e ti që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethant dhe nevojat e vendit.
NISMA Socialdemokrate është e nderuar për ardhjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, dhe shembulli i Doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin, sepse Kosova ka nevoje për njerëz të tillë.”
Na priftë e mbara, Doktor!
FL