Performanca fantastike e Keidi Bares e shprehur në numra, në fitoren kundër Real Madridit

Dje, Espanjolli befasoi të gjithë kur e mposhti me rezultat 2:1 Real Madridin, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të La Ligas.
Një nga lojtarët më të mirë në fushë për Espanjollin ishte mesfushori shqiptar, Keidi Bare, transmeton Indeksonline.
Ai luajti tërë ndeshjen dhe arriti të bëj një asistim. Për 90 minuta, Bare pati 29 pasime nga 33 të tentuar, që i bie 88 përqindje saktësi.
Nga 2 topa të gjatë të tentuar, ai pati 1 të saktë. Mesfushori shqiptar arriti të krijoj një shans të madhe për gol dhe pati 2 pasime kyçe.
Bare fitoi 3 duele tokësore dhe 2 ajrore dhe e humbi vetëm 8 herë topin. Mesfushori defensivë bëri 2 spastrime, bllokoi 1 goditje dhe 2 ndërhyrje të sakta.
Keidi Bare është shndërruar në një lojtarët kryesor të Espanjollit këtë sezon./Indeksonline/