Performanca më e mirë e karrierës së saj, Dua Lipa seksi në “MTV EMA”
Një tjetër këngëtare shumë e suksesshme kosovare po prek majat e showbizit botëror.
Dua Lipa së fundi përformojë në natën gala të “MTV EMA”, ku ishte padyshim figura kryesore e natës.
23 vjeçarja u shfaq në skenën madhështore e rrethuar nga kërcimtare të cilat ishin në sinkron perfekt me njëra-tjetrën dhe këngëtaren.
Ajo shpalosi projektin e saj të ri “Don’t start now”.
Mijëra shikues të spektaklit u shprehën në rrjetet sociale se kjo ishte performanca më e arrirë e Dua Lipës./Indeksonline/
