12:27 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Performanca pozitive 6 mujore – Besnik Zeqirajt i vazhdohet kontrata e ZKF-së në ‘Hidrodrini’

Bordi i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’ i ka vazhduar kontratën me angazhim të plotë në përmbushje, Besnik Zeqirajt në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar të kësaj kompanie.

Kontrata është vazhduar, bazuar në performancën 6 mujore të punës.

‘Vlerësohet me nota pozitive performanca 6 mujore e punës e Zyrtarit Kryesor Financiar ZKF – Bordi i Drejtorëve ja vazhdon angazhimin e kontratës së plotë.’-thuhet në komunikatën për Media, të kaj kompanie, nga Mbledhja e fundit e vitit 2023, e Bordit Drejtues të KRU ‘Hidrodrini’.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra për Media e kësaj kompanie.

Komunikata e plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – PejëVlerësohet me nota pozitive performanca 6 mujore e punës e Zyrtarit Kryesor Financiar ZKF – Bordi i Drejtorëve ja vazhdon angazhimin e kontratës së plotëËshtë zhvilluar Mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë dhe z. Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’.Bordi poashtu ka trajtuar dhe aprovuar raportin operativ dhe financiarë të KA-së.Bordi i Drejtorëve, si organi më i lartë i Kompanisë, vitin 2023 e ka vlerësuar si vit të sfidave, sukseseve dhe të punës e angazhimeve për KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A., me bindje se viti 2024, do jetë vit i ngritjeve dhe arritjeve edhe më të mëdha, gjithnjë në shërbim të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.