75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / L K

Performuesi i Suedisë shfaqet në Eurovizion me një simbol palestinez

Performuesi suedez, Eric Saade, është shfaqur në interpretimin e tij me një simbol të Palestinës në paraqitjen e parë në Eurovizion.

Eric Saade inkorporoi një veshje tradicionale palestineze në dorën e majtë mbrëmë në gjysëmfinale.

Këngëtari suedez është me origjinë palestineze dhe në këtë mënyrë ka përkrahur popullin e tij që po sulmohet nga Izraeli.

“Na vjen keq që Eric Saade zgjodhi të kompromentojë natyrën jopolitike të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Eurovizionit në kritikën e tij./Indeksonline/