75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / mp

Përfshihen në zjarr disa dyqane në Kamëz, nuk lëndohet askush

Një zjarr ka shpërthyer në një ish-magazinë shtetërore në Kamëz, ku brenda saj ka dyqane me rroba, ushqime të shpejta dhe me materiale plastike.

Sipas abcnews.al, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:40 në rrugën “Skënderbej”.

Sipas policisë, flakët janë shuar dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes