Përfshihen nga zjarri 15 njehsorë elektrikë në Vushtrri

15 njehsorë të rrymës në Vushtrri janë përfshirë nga zjarri.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
”Është raportuar se në rrethana të panjohura në një ndërtesë janë përfshirë nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës. Njësit policore, zjarrfikësit si edhe një njësi e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkak të tymit disa banorë si edhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe ata kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Rasti nën hetime nga njësitë relevante./Indeksonline/