75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / k.v

Përfshihen nga zjarri disa fusha e male në Suharekë (Foto)

Disa vatra zjarri kanë renë në territorin e Suharekës, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e motit ekstrem të nxehtë, zjarret kanë shpërthyer kryesisht në fusha e male.

Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar dhe kanë arritur që disa prej tyre t’i lokalizonin.

Përveç dëmeve materiale nëpër pemishte, deri tani nuk është njoftuar për të lënduar./IndeksOnline/