Përfshihen nga zjarri dy lokale në Graqanicë

Në Graqanicë, dje rreth orës 13:15 është raportuar se në zjarr janë përfshirë dy lokale biznesi.
Në vendngjarje zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar në të dy lokalet është e konsiderueshme.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/