19:10 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfshihen tri vetura në një aksident në Prishtinë

Tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Bardhosh të Prishtinës, por fatmirësisht nuk të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i  Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Sot rreth orës 17:00 në Bardhosh, në afërsi të marketit “Albi”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, përderisa nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka thënë Kelani.