Përfshihet në të shtëna me armë, vritet futbollisti 22 vjeçar

Futbolli italian sot ishte në zi.
Futbollisti 22-vjeçar, Rosolino Celesia ka vdekur pasi natën e 20 dhjetorit dyshohet se ishte përfshirë në një të shtëna në qytetin e Palermos, shkruan IndeksOnline.
Ai ka ndërruar jetë disa orë pas ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ku ka marr edhe kamerat e sigurisë në një lokal nate, ku ka ndodhur ngjarja.
Celesia aktualish luante si sulmues i skuadrës Parmonval, derisa ishte pjesë e akademisë të skuadrave të njohura si Palermo dhe Torino./IndeksOnline/
