Përfshihet në zjarr kuzhina e një qendre tregtare në Prishtinë
Një zjarr ka përfshirë kuzhinën brenda ndërtesës së qendrës tregtare Royal Mall.
Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci për Indeksonline ka thënë se zjarri është lokalizuar, ku pos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.
“Është pranuar informacioni për një zjarr të ndodhur në kuzhinën e një lokali. Zjarri është lokalizuar, ka pasur vetëm dëme materiale, nuk është raportuar për të lënduar”, ka thënë Borovci.
Siç shihet edhe në këto pamje të siguruara nga Indeksonline, qytetarët dhe punonjësit kanë dalë jashtë qendrës për shkak të zjarrit.
Në vendin e ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit./Indeksonline/

