75 Mall Live Search
15:36 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / mp

Përfshihet nga flakët fabrika e ‘KURUM’ në Elbasan, tymi “pushton” qytetin

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrike të materialeve plastike të ‘Kurum’ në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse së bashku me autoritetet policore dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.