08:16 / E Shtunë, 24 Shkurt 2024 / FR

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kinë, 15 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës, Nanjing.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat e huaja, zjarri ka nisur në orët e para të mëngjesit. Menjëherë janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve me rreth 25 automjete.

Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale shihet një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku dyshohet se mund të ketë pasur një shkëndijë elektrike.